Community College Initiative (CCI) Program
Rritni aftësitë dhe ekspertizën tuaj në një kolegj komuniteti të SHBA-ve!
Community College Initiative (CCI) Program, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan u ofron mundësi individëve nga Kosova të zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqësisë, të aftësohen profesionalisht dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës angleze, duke studiuar në një kolegj komuniteti në Shtetet e Bashkuara. Programi CCI u ofron pjesëmarrësve nga zonat e nënshërbyera dhe grupeve të papërfaqësuara një program akademik një vjeçar, jo të grades, në një kolegj të komunitetit amerikan. Që nga themelimi i programit në 2007, 75 kolegje të komunitetit kanë pritur mbi 3,500 pjesëmarrës të CCI nga 24 shtete të botës.
Mbi programin
Programi CCI inkurajon mësim dhe pervojë shkëmbimi të përgjithësuar që fokusohet në pesë shtylla: akademi, shkëmbim kulturor, mësim përmes shërbimit, punë praktike, dhe projekt lidershipi dhe ndikimi në komunitet. Të gjitha shtyllat e Programit CCI janë të rëndësisë së barabartë.
Programi u ofron pjesëmarrësve një program akademik, jo të grades, në një kolegj komuniteti amerikan, të dizajnuar t’i ndërtoj shkathtësitë teknike në edukim medial, ngris kapacitetet e lidershipit, dhe forcojë aftësitë e gjuhës Angleze. Programi gjithashtu ofron mundësi për praktika profesionale, mësim përmes shërbimit, dhe angazhimin në komunitet. Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit kthehen në vendet e tyre me aftësi të reja, qe iu ndihmojnë atyre the kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre.
Programi CCI demonstron angazhimin e SHBA-ve për të rritur qasjen në arsimin e lartë për studentët ndërkombëtarë nga komunitetet e nënpërfaqësuara dhe thekson mjedisin e të mësuarit që ofrojnë kolegjet e komunitetit në SHBA. Programi gjithashtu ndihmon kolegjet e komunitetit në përpjekjet e tyre për të thelluar partneritetet dhe programet ndërkombëtare.
Kolegjet e komunitetit janë kryesisht të financuara publikisht, dhe janë institucione lokale gjithëpërfshirëse që mirëpresin të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë, pavarësisht nga prapavija financiare, përkatësia etnike apo përvoja e mëparshme akademike. Kolegjet e komunitetit ofrojnë kurse individuale (kreditore dhe jo-kreditore), programe çertifikatash, trajnime për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe gradën Associate. Klasët e gradës Associate në kolegjet e komunitetit janë afërsisht të barabarta me ato të ofruara në dy vitet e para të një programi bachelor katër-vjeçar. Në Shtete e Bashkuara ka më shumë se 1,100 kolegje të komunitetit, publike, të pavarura dhe ato fisnore. Kolegjet e komunitetit nganjëherë referohen si kolegje teknike ose kolegje fillestare.
Fusha e studimit
Programi CCI ofron tetë fusha të studimit. Kandidatët nga Kosova do të aplikojnë për të studiuar në fushën e mediave me një përqendrim në nënfushën e medias digjitale dhe komunikimit. Duke ndjekur drejtimin e mediave digjitale dhe komunikimit, pjesëmarrësit do të mësojnë rreth mediave në përgjithësi, historinë e medias dhe transmetimit, mediat digjitale dhe sociale, dhe rolin që media e luan sot në ndikimin e shoqërise globale.
Pjesëmarrësit do të punojnë me koordinatorët e tyre të programit për të zhvilluar një plan studimi individual brenda fushës së medias dhe drejtimeve të mundshme. Në këtë aplikacion, pjesëmarrësit duhet të përshkruajnë interesimin specifik të tyre në fushën e studimit të medias, dhe drejtimeve përkatëse, si dhe përvojën dhe qëllimet e tyre afatgjate.
Aplikantët e programit CCI aplikojnë vetëm në programin CCI dhe jo në programe specifike të gradës në institucione të veçanta. Bazuar në aftësitë e tyre të gjuhës angleze, pjesëmarrësit do të kenë qasje në klasa të niveleve të ndryshme në kolegjin e komunitetit të programit CCI. Pjesëmarrësit mund të fitojnë çertifikatë akademike në fushën e tyre të studimit ose të ndjekin lendë që janë të rëndësishme për qëllimet e tyre profesionale. Programet e çertifikatave nuk janë të disponueshme për të gjitha programet në të gjitha kampuset dhe varen nga faktorë të shumtë, përfshirë nivelin e gjuhës angleze. Pjesëmarrësit do të kombinojnë lëndë akademike ose profesionale me përvojën praktike të dorës së parë përmes punës praktike dhe mësimit përmes shërbimit në komunitet të cilat do t'i ndihmojë ata të ndërtojnë aftësitë dhe kapacitetet e tyre profesionale.
Kriteret për aplikim
Të gjithë që plotësojnë kriteret e kualifikimit të programit CCI, të listuara më poshtë, janë të mirësëardhur të aplikojnë pavarësisht racës, ngjyrës, prejardhjes kombëtare, gjinisë, moshës, religjionit, vendndodhjes gjeografike, statusit socio-ekonomik, aftësisë së kufizuar (fizike apo mendore), orientimit seksual, ose identitetit gjinor. Personat me aftësi të kufizuar inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë. Gara për programin CCI është e bazuar në meritë dhe e hapur për këdo që i plotëson kriteret si më poshtë:
Të jeni nga komunat e Gjakovës, Junikut, Deçanit, Pejës, Istogut dhe Zubin Potokut.
Të jeni qytetar, shtetas ose banor i përhershëm i Republikës së Kosovës.
Të jeni duke jetuar në Republikën e Kosovës.
Të jeni 18 vjeç ose mbi 18 vjeç me 1 korrik 2023.
Të keni diplomë të shkollës së mesme.
Të mos keni përfunduar studimet e nivelit Bachelor ose më lartë në fushën ku nominoheni për ta vijuar programin CCI. Të nominuarve pa edukim të lartë do t'u jepet përparësi në vendosje.
Të keni demonstruar përkushtim në fushën e medies përmes përvojave akademike ose profesionale. Programi synon të identifikojë pjesëmarrësit me aftësi apo interesim të dëshmuar dhe përvojë të kufizuar profesionale në fushat e studimit të ofruara.
Të keni njohuri të mesme apo të mirë të gjuhës angleze.
Të keni përvojë të limituar ose fare të studimit jashtë vendit. Të nominuarve pa asnjë përvojë studimi paraprak jashtë vendit ose udhëtimi në Shtetet e Bashkuara do t'u jepet përparësi e vendosjes.
Të dërgoni një aplikacion të plotë dhe origjinal.
Të jeni në gjendje për të marrë vizën J-1 të SHBA-ve dhe të plotësoni kushtet e programit për të ruajtur statusin e vizës J-1.
Të jeni të gatshëm dhe të aftë mentalisht dhe fizikisht (me akomodime simbas nevojës) për të përfunduar programin në tërësinë e tij, duke i kushtuar rëndësi të njejtë pesë shtyllave, përfshirë aktivitetet ose udhëtimet që mund të organizohen në çdo ditë të javës, përfshirë orët e e hershme të mëngjesit ose oret e vona të mbrëmjes.
Të jeni të përkushtuar për tu kthyer në Kosovë pas përfundimit të programit dhe të përmbushni kërkesën për qëndrim dy-vjeçar për vizën J.
Të jeni në gjendje të filloni programin e shkëmbimit akademik në Shtetet e Bashkuara në korrik 2023.
Programi CCI është program i hapur dhe i bazuar në merita. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen brenda vendit për kualifikim dhe do të vlerësohen nga një panel i specialistëve të programeve të shkëmbimit. Aplikantët e përzgjedhur do të intervistohen në vendet e tyre nga një komitet nominimi. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre në vazhdimësi nga pranvera deri në verën e vitit 2023.
Programi mbulon:
Mbështetje për marrjen e vizës J-1.
Udhëtim vajtje-ardhje nga qyteti i lindjes së pjesëmarrësit në institucionin nikoqir në Shtetet e Bashkuara.
Tarifat e shkollimit dhe detyrimet e kolegjit.
Akomodimi dhe ushqimi.
Bursë e vogël për libra, materiale dhe shpenzime të tjera.
Mbulim i kufizuar i aksidenteve dhe sëmundjeve në përputhje me vizën J.
Një sërë aktivitetesh për zhvillimin personal dhe profesional.
Të gjithë aplikantët duhet ta dërgojnë aplikacionin e kompletuar përmes emailit tek cci.ks@americancouncils.org deri me datën 16 janar 2023. Në mënyrë që një aplikacion të konsiderohet i plotë, aplikacioni duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e mëposhtme:
Formulari i aplikimit: Aplikantët duhet të japin informacion të plotë për të gjitha pyetjet. Mos e lini pyetje bosh. Nëse një pyetje nuk vlen për ju, shkruani "NA". Nënshkruani dhe datoni formularin e aplikimit.
Diploma e shkollës së mesme: Një kopje e diplomës së shkollës së mesme të aplikantit, me një përkthim në anglisht.
Transkriptet: Një kopje e transkriptes së notave të aplikantit për vitin më të fundit të studimit të përfunduar (shkollë e mesme ose universitare). Transkripti mund të jetë në gjuhën lokale me një përkthim në anglisht.
Rezultatet e testit të gjuhës angleze, nëse është e disponueshme: Dërgoni raportin zyrtar të rezultatit të testit të gjuhës angleze.
Pasaporta ndërkombëtare, nëse është e disponueshme: Dërgoni një kopje të faqes të të dhënave të pasaportës. Nëse nuk keni ende një pasaportë ndërkombëtare, rekomandohet që të filloni procesin e aplikimit për një pasaportë pasi mund të duhet një kohë e konsiderueshme për të marrë