Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF)

Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) është një program prestigjioz që ofron bursa në nivel masteri, të bazuara në meritë, për të rinjët Kosovarë për të studiuar në universitetet më të dalluara në SHBA. Bursat e KAEF dedikohen për një grup të përzgjedhur individësh të talentuar dhe të përkushtuar, me potencial të fortë lidershipi. Programi synon të fuqizojë liderët e ardhshëm të Kosovës me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të promovuar zhvillimin ekonomik të vendit.

I themeluar fillimisht me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), KAEF tani financohet kryesisht përmes mbështetjes bujare të individëve dhe bizneseve në Kosovë, Qeverisë së Kosovës, donatorëve amerikanë dhe universiteteve në SHBA.

I administruar nga Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar, KAEF ka mbështetur 120 studentë me bursa të plota në nivel masteri për të ndjekur studimet në më shumë se 40 universitetet më të dalluara në Shtetet e Bashkuara, që nga themelimi i programit në vitin 2004.

MËSO MË SHUMË
 

Kontakti i Programit

ks@americancouncils.org

+383 38 226 255