Mundësi zhvillimi profesional: MEET Western Balkans
Jemi të lumtur të shpallim një mundësi zhvillimi profesional me pagesë për studentët të nivelit universitar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia!
Nëse flisni anglisht në një nivel të avancuar dhe jeni student i universitetit duke vijuar vitin e 3-të ose të 4-të dhe keni kohë të angazhoheni për të mësuar, për të kontribuar, për t'u mësuar të tjerëve dhe për t'u bërë pjesë e një rrjeti rajonal për edukimin mediatik, aplikoni duke klikuar butonin më poshtë deri më 31 dhjetor 2021.
Studentët e përzgjedhur pritet të ndjekin trajnime dhe takime (gjithsej 15 orë, gjatë muajve janar dhe shkurt 2022) dhe të ofrojnë trajnime dhe mentorim (gjithsej 8 deri në 10 orë, gjatë muajve mars dhe prill 2022) për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet e sipërpërmendura, të cilët janë përfituesit përfundimtarë të kurrikulës së bashkë-krijuar në nëntor dhe dhjetor 2021 nga mësuesit e shkollave të mesme pjesëmarrëse dhe Këshilli Amerikanë. Pas përfundimit të angazhimit të tyre, çdo student do të marrë një honorar prej 499 euro në monedhën vendase (bruto, që do të thotë se shuma përfundimtare që do të transferohet do të varet nga politika tatimore e vendit nga vini).
Studentët e përzgjedhur do të trajnohen dhe do të punojnë së bashku me mësuesit e shkollave të mesme për të zhvilluar një kurrikulë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor, e cila do t'i lejojë audiencës rinore të zbulojë dhe parandalojë dezinformimin, informacionin e falsifikuar dhe propagandën përmes ekzaminimit të diskurseve të lajmeve, agjendës së medias, fenomeneve info-argëtuese, interesat publike/private në media, film dhe muzikë etj. Studentët e përzgjedhur pritet gjithashtu të ndihmojnë Këshillin Amerikanë në përhapjen e fjalës rreth programit dhe gjithashtu të ndihmojnë në rekrutimin e nxënësve të shkollave të mesme në komunitetet e tyre për të marrë pjesë në trajnimet përfundimtare të edukimit mediatik. Të gjitha këto trajnime do të zhvillohen online.
MEET Western Balkans (nëntor 2021-qershor 2022) administrohet nga Këshilli Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar. Fondet për këtë program vijnë nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze. Për të mësuar më shumë rreth MEET Western Balkans, klikoni këtu.
Duke plotësuar formularin e aplikimit, ju pranoni që Këshilli Amerikanë të përpunojë dhe përdor të dhënat tuaja në përputhje me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave të vendit ku jetoni.
Për pyetje: meetwb@americancouncils.org