Hapet Programi Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2027-2028
Hapet Programi Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2027-2028
Programi Fulbright Visiting Scholar është program për ligjërues universitarë të rinj dhe të nivelit të lartë, hulumtues dhe ekspertë nga institucionet akademike në Kosovë, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë hulumtime, të ligjërojnë ose të ndërthurin hulumtimin me ligjërimin në një institucion në Shtetet e Bashkuara. Kohëzgjatja e programit është nga tre deri në gjashtë muaj. Fulbright Visiting Scholar nuk është program përmes së cilit përfitohet diplomë.
Përparësi e veçantë do t’u jepet kandidatëve që kanë aftësinë dhe përkushtimin për të përfituar sa më shumë nga ky program hulumtimi/ligjërimi në një institucion në SHBA dhe që janë të gatshëm të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre pas kthimit në Kosovë.
Afati i aplikimit: 30 nëntor 2026
Për kriteret e aplikimit, udhëzimet për aplikim si dhe hollësi të tjera, vizitoni vegëzën më poshtë.
Programi bashkëfinancohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës.