Hapet Programi Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2024-2025
Programi Humphrey për vitin akademik 2024-2025 është tashmë i hapur
Programi Humphrey u ofron profesionistëve një mundësi për të ndjekur kurse akademike të nivelit master, si dhe aktivitete të zhvillimit profesional në Shtetet e Bashkuara gjatë programit afërsisht njëvjeçar. Programi nuk ofron një diplomë, por ofron pasurim të gjerë profesional përmes një kombinimi aktivitetesh të përshtatura për interesat e secilit pjesëmarrës.
Aplikimi për Programin Humphey 2024-2025 është i hapur dhe do të jetë i disponueshëm deri më 31 korrik 2023.
Për të mësuar më shumë rreth kërkesave të përshtatshmërisë së programit dhe udhëzimeve të aplikimit, ju lutemi vizitoni: Humphrey Program
Bëni hapin e parë duke filluar aplikimin tuaj këtu: https://apply.iie.org/huberthhumphrey
Për informacion shtesë ose për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni: Koordinatoren e Programit të USKEB Nora Nimani-Musa në uskeb@americancouncils.org ose telefononi në +383 38 226 255.