Mundësi punësimi: MEET Western Balkans

Jemi të lumtur të shpallim një mundësi punësimi me Këshillin Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar në Evropën Qendrore dhe Juglindore!

Përmbledhja e pozitës

Përmes Bisedimeve të Shkëmbimit të Edukimit Medial (MEET) të Ballkanit Perëndimor, Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar synon që të përforcoj kërkesën për informata objektive, të besueshme, dhe të bazuara në fakte në komunitetet lokale përmes zgjerimit të audiencës vendore, promovimit medial dhe digjital, si dhe rritjes së shkëmbimin arsimor dhe kulturor mes Shqipërisë, Bosnës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë. Këshilli Amerikan do të sjell mësimdhënësit e shkollave të mesme së bashku me studentët universitar dhe të shkollave të mesme me qëllim të paraqitjes dhe parandalimit të dezinformatave, informatave të falsifikuara dhe propagandës përmes ekzaminimit të diskurseve të reja, agjendave mediale, fenomenit infotainment, interestit publik dhe privat në media, film, muzikë dhe më gjerë. MEET është dizajnuar për të krijuar një rrjet të mësimdhënësve dhe studentëve në Ballkanin Perëndimor si bazë për një bashkëpunim të ardhshëm multilateral përmes lirisë së mediave.

Në konsultim me Drejtorin e Programit MEET WB, koordinatori i Programit MEET për Ballkanin Perëndimor do të zbatojë të gjithë komponentët e programit MEET WB. Koordinatori mund të jetë i bazuar në cilindo nga 6 vendet pjesëmarrëse dhe i raporton Drejtorit të Programit dhe Përfaqësuesit të zyrës së vendit pritës.

Previous
Previous

Thirrje e hapur për mësimdhënësit e shkollave të mesme: MEET Western Balkans

Next
Next

Buletin i KAEF-it, Shtator 2021