Programi Community College Initiative (CCI) tani është i hapur për aplikim për vitin akademik 2022-2023


Mbi Programin

Community College Initiative (CCI) Program, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan u ofron mundësi individëve nga Kosova të zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqësisë, të aftësohen profesionalisht dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës angleze, duke studiuar në një kolegj komuniteti në Shtetet e Bashkuara. Programi CCI u siguron pjesëmarrësve nga regjioni i Kosovës së mesme një program akademik një-vjeçar, jo të gradës, në një kolegj komuniteti amerikan.

Programi CCI inkurajon një përvojë të përgjithësuar të të mësuarit dhe shkëmbimit, dhe përqendrohet në pesë shtylla të programit: akademike, shkëmbimit kulturor, mësimit përmes shërbimit, zhvillimit profesional dhe karrierës, dhe udhëheqësisë dhe planifikimit për veprimi. Të gjitha shtyllat e programit CCI janë të rëndësisë së njëjtë. Programi u siguron pjesëmarrësve një program akademik, jo të gradës, në një kolegj komuniteti amerikan, dhe është i krijuar për të ndërtuar aftësitë teknike të pjesëmarrësve në fushat e aplikuara, për të rritur aftësitë e tyre të udhëheqësisë dhe për të forcuar njohuritë e tyre në gjuhën angleze. Programi gjithashtu ofron mundësi për praktika profesionale, mësim përmes shërbimit dhe angazhimit në komunitet. Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit kthehen në shtëpi me aftësi të zgjeruara për t'i ndihmuar ata të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Fusha e Studimit

Kandidatët nga Kosova do të aplikojnë për të studiuar në fushën e mediave me një përqendrim të ri në nënfushën e medias digjitale dhe komunikimit. Ky program akademik do të përfshijë një spektër lëndësh që ndërtojnë njohuri rreth pasqyrës dhe edukimit mediatik, mediave digjitale dhe komunikimit.

Kriteret për Aplikim

  • Të jeni nga komunat e Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë dhe Viti.

  • Të jeni qytetar, shtetas ose banor i përhershëm i kualifikuar për të mbajtur një pasaportë të vlefshme të lëshuar nga Republika e Kosovës.

  • Të jeni duke jetuar në Republikën e Kosovës.

  • Të jeni 18 vjeç ose mbi 18 vjeç me 1 korrik 2022.

  • Të keni diplomë të shkollës së mesme.

  • mos keni përfunduar studimet e nivelit Bachelor ose më lartë në fushën ku nominoheni për ta vijuar programin CCI. Të nominuarve pa edukim të lartë do t'u jepet përparësi në vendosje.

  • Të keni demonstruar përkushtim në fushën e zgjedhur të studimit përmes përvojave akademike ose profesionale. Programi synon të identifikojë pjesëmarrësit me aftësi apo interesim të dëshmuar dhe përvojë të kufizuar profesionale në fushat e studimit të ofruara.

  • Të keni njohuri të mesme apo të mirë të gjuhës angleze.

  • Të keni përvojë të limituar ose fare të studimit jashtë vendit. Të nominuarve pa asnjë përvojë studimi paraprak jashtë vendit ose udhëtimi në Shtetet e Bashkuara do t'u jepet përparësi e vendosjes.

  • Të dërgoni një aplikacion të plotë dhe origjinal.

  • Të jeni në gjendje për të marrë vizën J-1 të SHBA-ve dhe të plotësoni kushtet e programit për të ruajtur statusin e vizës J-1.

  • Të jeni të gatshëm dhe të aftë fizikisht për të përfunduar programin në tërësinë e tij, duke përfshirë aktivite ose udhëtime që mund të organizohen në çdo ditë të javës, përfshirë orët e e hershme të mëngjesit ose oret e vona të mbrëmjes.

  • Të jeni të përkushtuar për tu kthyer në Kosovë pas përfundimit të programit dhe të përmbushni kërkesën për qëndrim dy-vjeçar për vizën J.

  • Të jeni në gjendje të filloni programin e shkëmbimit akademik në Shtetet e Bashkuara në korrik 2022.

Programi mbulon:

  • Mbështetje për marrjen e vizës J-1.

  • Udhëtim vajtje-ardhje nga qyteti i lindjes së pjesëmarrësit në institucionin nikoqir në Shtetet e Bashkuara.

  • Tarifat e shkollimit dhe detyrimet e kolegjit.

  • Akomodimi dhe ushqimi.

  • Bursë e vogël për libra, materiale dhe shpenzime të tjera.

  • Mbulim i kufizuar i aksidenteve dhe sëmundjeve në përputhje me vizën J.

  • Një sërë aktivitetesh për zhvillimin personal dhe profesional.

Të gjithë aplikantët duhet ta dërgojnë aplikacionin e kompletuar përmes emailit tek cci.ks@americancouncils.org deri me datën 4 shkurt, 2022. Në mënyrë që një aplikacion të konsiderohet i plotë, aplikacioni duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i aplikimit: Aplikantët duhet të japin informacion të plotë për të gjitha pyetjet. Mos e lini pyetje bosh. Nëse një pyetje nuk vlen për ju, shkruani "NA". Nënshkruani dhe datoni formularin e aplikimit.

  • Diploma e shkollës së mesme: Një kopje e diplomës së shkollës së mesme të aplikantit, me një përkthim në anglisht.

  • Transkriptet: Një kopje e transkriptes së notave të aplikantit për vitin më të fundit të studimit të përfunduar (shkollë e mesme ose universitare). Transkripti mund të jetë në gjuhën lokale me një përkthim në anglisht.

  • Rezultatet e testit të gjuhës angleze, nëse është e disponueshme: Dërgoni raportin zyrtar të rezultatit të testit të gjuhës angleze.

  • Pasaporta ndërkombëtare, nëse është e disponueshme: Dërgoni një kopje të faqes të të dhënave të pasaportës. Nëse nuk keni ende një pasaportë ndërkombëtare, rekomandohet që të filloni procesin e aplikimit për një pasaportë pasi mund të duhet një kohë e konsiderueshme për të marrë

Previous
Previous

Programi Fulbright Specialist tashmë është i hapur për projekt propozime për vitin 2022

Next
Next

Buletini i KAEF, dhjetor 2021