Programi KAEF Merr Grant nga Fondi i Vllezërve Rockefeller


Këshillat Amerikan për Arsim Ndërkombëtarë janë mirënjohës të njoftojnë se Fondi Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF) ka marr një grant nga Fondi i Vllezërve Rockefeller (RBF) si shenjë e përkushtimit të tyre për të avancuar zhvillimin e Kosovës përmes arsimit të lartë cilësor.

Themeluar në vitin 1940, Fondi i Vllezërve Rockefeller, një fondacion privat familjar i rrënjosur në traditën e bamirësisë, punon për të ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme për sfidat me të cilat përballet bota e sotshme e cila po bëhet gjithmonë e më e ndërvarur, përmes dhënies së granteve, mbledhjeve dhe investimeve të lidhura me misionin. RBF ka qenë i angazhuar në dhënien e granteve në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2001, duke mbështetur përpjekjet e grupeve të shoqërisë civile, institucioneve qeveritare dhe partnerëve të tjerë për të punuar drejt forcimit të praktikave demokratike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon

Përmes këtij kontributi, RBF do të mbështes misionin e KAEF-it për të stimuluar rritjen ekonomike dhe demokratike në Kosovë duke investuar në arsimin e lartë të të rinjëve të motivuar dhe të talentuar kosovarë, me potencial udhëheqës. Mbështetja nga Fondi i Vllezërve Rockefeller paraqet një hap thelbësor drejt qëndrueshmërise së KAEF-it për të ardhmen, duke demonstruar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta mes sektorit privat dhe programeve arsimore në nxitjen e ndryshimeve dhe zhvillimeve pozitive shoqërore. 


Previous
Previous

Buletini i KAEF, dhjetor 2023

Next
Next

Buletini i KAEF, shtator 2023