Programi MEET: Ish-bursistët e programit YES dhe FLEX mbajtën dy trajnime të edukimit mediatik për nxënës të shkollave të mesme nga Kosova dhe Serbia


Gjatë muajit mars, ish-bursistët e programit YES dhe FLEX mbajtën dy punëtori për edukim mediatik për nxënësit e shkollave të mesme nga Kosova dhe Serbia. Këto punëtori ishin pjesë e programit MEET i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Serbi dhe administrohet bashkërisht nga zyrat e Këshillit Amerikanë në Prishtinë dhe Beograd. Njëzet nxënës të shkollave të mesme nga Kosova dhe Serbia u takuan virtualisht për të mësuar rreth gazetarisë qytetare, lajmeve të rreme dhe propagandës, sigurisë në internet dhe gjithashtu për të mësuar rreth njëri-tjetrit. Pas përfundimit të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit ishin të etur të ndajnë përshtypjet e tyre në lidhje me trajnimin - dhe të gjithë ishin të lumtur që patën një mundësi për të qenë pjesë e këtij programi. Një citim i një pjesëmarrësi përmbledh më së miri rëndësinë e një programi si MEET për regjionin tonë - ai tha: Gjëja më e mirë ishte njohja me njëri-tjetrin sepse bota është e madhe dhe mendimet e ndryshme na bëjnë më të pjekur dhe na ndihmojnë të ndërtojmë personalitetin. Ish-bursistët e programeve YES dhe FLEX do të vazhdojnë të mbajnë puntori në kuadër të programit MEET përgjatë muajve prill dhe maj 2021. Nëse jeni nxënës i shkollës së mesme dhe jeni i/e interesuar për të marrë pjesë në programin MEET atëherë, ju mund të regjistroheni për puntorinë e ardhshme duke shtypur butonin e mëposhtëm.


Previous
Previous

Aplikimi për KAEF, bursën për master, është hapur për vitin akademik 2022-23

Next
Next

Buletin i KAEF-it, Mars 2021