Vizitë studimore USKEB - Komisioni Bullgaro-Amerikan për Shkëmbimin Arsimor (Komisioni Fulbright i Bullgarisë)

Delegacioni i Kosovës me ekipin e Fulbright Bullgarisë dhe anëtarët e bordit

26-27 Prill 2023 - Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara-Kosovë (USKEB), përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe të Këshillit Amerikan në Kosovë, morën pjesë në një vizitë studimore në Komisionin Bullgaro-Amerikan për Shkëmbimin Arsimor (Komisioni Fulbright i Bullgarisë) në Sofje, Bullgari. Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe nxitja e partneriteteve rajonale.

Vizita filloi me mirëseardhjen e delegacionit kosovar nga ekipi i Komisionit Fulbright të Bullgarisë, i udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive, Angela Rodel dhe anëtarët e bordit. Takimi filloi me një diskutim gjithëpërfshirës mbi strukturën organizative të Komisionit Fulbright, për të vazhduar me një pasqyrë të aktiviteteve dhe nismave të tij të shumta. Për më tepër, anëtarët e bordit të Komisionit Fulbright shtjelluan përgjegjësitë e tyre lidhur me vizionin e Komisionit drejt arritjes së objektivave të tij strategjike.

Më pas, USKEB pati shans për të ndarë përvojat e tyre si anëtarë të bordit të këtij modeli inovativ, së bashku me rolin e tyre përballë programeve të shumta. Diskutimi u thellua në ndarjen e praktikave më të mira në lidhje me programet e ndryshme dhe faktorët që merren parasysh gjatë proceseve të përzgjedhjes, duke theksuar qëllimin e përbashkët të angazhimit të palëkundur për transparencë, drejtësi dhe barazi.

Në pasdite, delegacioni i Kosovës mori pjesë në një pritje në Këndin Amerikan në Sofje, ku patën rastin të lidhen me anëtarët e bordit të Fulbright Bulgaria, një grup ish-studentësh të shquar nga fusha të ndryshme, si dhe ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Delfin Pllana.

Delegacioni i Kosovës me ekipin e Fulbright Bullgarisë, anëtarët e bordit, alumni dhe ambasadorin e Kosovës në Bullgari në Këndin Amerikan në Sofje

Dita e parë e vizitës u përmbyll me një darkë të këndshme të organizuar nga biznesmeni i shquar shqiptaro-bullgar, Elvin Guri, me të ftuar ambasadorin Pllana dhe ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha. Kjo ishte një mundësi për anëtarët e USKEB-it të bashkëbisedojnë rreth promovimit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik në rajon përmes mundësive të shkëmbimit arsimor.

Dita e dytë e vizitës filloi me një udhëtim në Manastirin e Rilës, simbol i Rilindjes Bullgare të shekullit të 19-të. Vizita vazhdoi në Universitetin Amerikan në Bullgari, ku delegacioni i Kosovës u prit ngrohtësisht nga dekanët, pedagogët dhe studentët. Të ftuarit u angazhuan në pasurimin e bisedave me komunitetin universitar, duke u njohur me përvojat akademike dhe kulturore të ofruara nga ky institucion. Pika kryesore e ditës ishte një tryezë e rrumbullakët me temë "Sfidat dhe mundësitë për shkëmbimin ndërkombëtar arsimor në Evropën Juglindore", ku në diskutim morën pjesë edhe anëtarët e USKEB-it, Dajana Berisha dhe Prof. Dr. Kreshnik Hoti.

Ky udhëtim studimor përfundoi me një vizitë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari, ku delegacioni kosovar diskutoi rëndësinë e nxitjes së iniciativave rajonale përmes aktiviteteve të ndryshme arsimore dhe kulturore.

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara-Kosovë (USKEB) është një bord këshillues jo-juridik, i themeluar me qëllim të rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë dhe avancimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përmes programeve të shkëmbimit arsimor.

Previous
Previous

Hapet Programi Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2024-2025

Next
Next

Buletini i KAEF, mars 2023