Bursat Kërkimore të Title VIII        

Financuar nga Programi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Kërkime dhe Trajnime në Europën Lindore dhe Shtetet e Pavarura të Ish Bashkimit Sovjetik (Title VIII), Programi i Hulumtuesve Shkencorë të Këshillit Amerikan siguron mbështetje të plotë për studentët e diplomuar amerikanë, stafin akademik dhe studiuesit e pavarur që synojnë të zhvillojnë hulumtime të pavarura për tre deri në nëntë muaj rresht në Rusi, Euroazi dhe Europën Lindore. 

Bursat përfshijnë udhëtime ndërkombëtare vajtje-ardhje; pagesa për strehimin dhe jetesën; mbështetje për viza; sigurime jashtë shtetit për shëndetin, aksidentet dhe evakuimin; qasje në arkiv, dhe mbështetje logjistike. Pas përfundimit të afatit të hulumtimit, studiuesit do të kthehen në SH.B.A. dhe do të ndajnë gjetjet e tyre përmes prezantimeve, artikujve dhe ligjëratave në mënyrë që të forcojnë dhe zgjerojnë njohuritë aktuale mbi rajonin. Vlera totale e çdo burse, e administruar nga Këshilli Amerikan, varion nga 7,000 dollarë deri në 25 000 dollarë, me nivele reale të mbështetjes në varësi të kohëzgjatjes së periudhës së hulumtimit jashtë shtetit. Aplikantët duhet të tregojnë vendin e tyre të propozuar të kërkimit në aplikacion. Aplikantët për Programin e Hulumtuesve Shkencorë mund të aplikojnë për hulumtime vetëm në dy shtete në maksimum. 

Programet në dispozicion janë në: 

  • Armeni 

  • Azerbajxhan 

  • Bosnje dhe Hercegovinë 

  • Bullgari 

  • Estoni 

  • Kazakistan 

  • Kirgistan 

  • Kosovë 

  • Kroaci 

  • Letoni 

  • Lituani 

  • Mali të Zi 

  • Maqedoninë e Veriut 

  • Moldavi 

  • Poloni 

  • Rumani 

  • Rusi 

  • Serbi 

  • Shqipëri 

  • Taxhikistan 

  • Ukrainë 

  • Xhorxhi 

 

Kontakti i Programit

ks@americancouncils.org

+383 38 226 255