Hubert H. Humphrey Fellowship Program tani është i hapur për aplikim për vitin akademik 2023-2024
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Hubert H. Humphrey Fellowship Program për vitin akademik 2023-2024 tashmë është i hapur për aplikime!
Programi i bursave Hubert H. Humphrey është program i Fulbright-it përmes të cilit profesionistët e arritur në mes të karrierës së tyre profesionale, me potencial të demonstruar në udhëheqësi, shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit studimi. Gjatë kësaj periudhe, ata do të vijojnë një kurs akademik jo të gradës, të nivelit universitar si dhe aktivitete tjera të zhvillimit profesional. Duke ofruar mundësi për liderët e ardhshëm dhe politikëbërësit që të bëjnë përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si dhe në fusha të ndryshme profesionale, programi ofron bazë për lidhje afatgjata dhe produktive mes amerikanëve dhe homologëve të tyre jashtë vendit. Bursistët përzgjedhen bazuar në potencialin për udhëheqësi dhe përkushtimin e tyre ndaj shërbimit publik.
Programi i bursave Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2023-24 do të jetë i hapur për aplikime deri më 1 shtator, 2022
Informatat e përgjithshme rreth kushteve dhe procesit të aplikimit mund t’i gjeni: The Hubert H. Humphrey Fellowship Program - U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov)
Kandidatët e interesuar mund t’I drejtojnë të gjitha pyetjet tek Koordinatorja e Programit Nora Nimani-Musa at nmusa@americancouncils.org apo të thirrin në +383 38 226 255.
Programi Humphrey është aktivitet shkëmbimi në kuadër të Programeve Fulbright. Financimi i tij primar është nga Kongresi i SHBA-ve përmes Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit Amerikan të Shtetit. Bashkë-sponsorë janë edhe agjensitë tjera qeveritare, organizatat shumëkombëshe, dhe donatorët privatë. Instituti i Edukimit Ndërkombëtar (IIE) ndihmon Departamentin Amerikan të Shtetit në administrimin e Programit të Bursave Humphrey.