Programi Fulbright Faculty Development tani është i hapur për aplikim për vitin akademik 2023-24

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Programi Fulbright Faculty Development në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2023-24 tani është i hapur për aplikime.

Programi Fulbright Faculty Development është model i dizajnuar për profesorë asistentët që aktualisht janë të angazhuar në mësidhënie në Kosovë. Pas përfundimit të programit aplikantët duhet të synojnë të kthehen në pozitat e mëparshme në institucionet e tyre për të vazhduar me përgjegjësitë e mësimdhënies, duke aplikuar njohuritë dhe përvojat e fituara. Qëllimi i këtij programi është që pjesëmarrësve t’u prezantohen praktikat dhe qasjet teorike më të mira të zhvillimit të kurrikulës në SHBA dhe t’u ofrohen atyre strategjitë e zhvillimit të kurrikulës për lëndët e tyre, përfshirë një pasqyrë të burimeve akademike dhe të hulumtimit. Gjatë programit, nga bursistët pritet që të hulumtojnë dhe zhvillojnë një përshkrim të lëndës dhe të përvijojnë strategji specifike të mësidhënies për lëndën e tyre të propozuar.

Aplikimi online për Programin Fulbright Faculty Development 2023/24 do të mbetet i hapur deri më 17 tetor, 2022.

Për të mësuar më shumë mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni: Fulbright Faculty Development Program - U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov).

Kandidatët e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre tek Koordinatorja e Programit, Nora Nimani Musa në nmusa@americancouncils.org apo të thirrin në +383 38 226 255.

Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

Previous
Previous

Programin Fulbright Visiting Scholar tani është i hapur për aplikim për vitin akademik 2023-24

Next
Next

Thirrje e hapur për trajner për YES Southeast Europe Media Literacy Workshop