Thirrje e hapur për trajner për YES Southeast Europe Media Literacy Workshop
A jeni të interesuar të mësoni dhe trajnoni të tjerët për t'u arsimuar në edukim medial për shekullin 21?
Atëherë ky mund të jetë programi i duhur për ju!
Trajnimi i ardhshëm në fushën e edukimit medial për YES Evropa Juglindore është planifikuar të zhvillohet ndërmjet korrikut dhe dhjetorit 2022. Trajnimi përbëhet nga tre komponentë:
Merrni pjesë në një trajnim tre-ditor të trajnerëve (TOT) të udhëhequr nga një ekspert amerikan i edukimit medial nga 15 - 18 korrik 2022 në Shkup, Maqedoni.
Drejtoni një trajnim ne fushën e edukimit medial për YES Evropa Juglindore në vendin tuaj për 15 pjesëmarrës të rinj (17-24 vjeç) në shtator 2022.
Mbikëqyr projektet pasuese nga trajnimi i edukimit medial e organizuar nga pjesëmarrësit nga shtatori - dhjetor 2022.
Ky projekt synon të zvogëlojë ndikimin e fushatave dezinformuese në shoqëritë e Evropës Juglindore dhe të rrisë besimin e publikut në identifikimin e informacionit të vlefshëm, duke i pajisur të rinjët për të marrë vendime të informuara dhe racionale që forcojnë besimin e publikut në institucionet e medias dhe mbështesin proceset demokratike.
Afati i fundit për aplikim: 31 maj 2022
Për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie, klikoni mbi butonin ‘‘Mëso më shumë’’.