Programi Fulbright Specialist tashmë është i hapur për dorëzimin e projekt propozimeve për vitin 2026


Bordi i Shkëmbimit Arsimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Kosovë, fton institucionet pritëse kosovare të dorëzojnë propozime projektesh për Programin Fulbright Specialist (FSP), i cili i mundëson institucionit pritës të sjellë në Kosovë studiues dhe profesionistë të kualifikuar nga SHBA për një periudhë prej dy deri në gjashtë javësh për të realizuar një projekt. Kohëzgjatja e një projekti duhet të jetë minimumi 14 ditë dhe maksimumi 42 ditë, duke përfshirë ditët e udhëtimit nga Shtetet e Bashkuara dhe fundjavat. Zbatimi i projektit duhet të përfundojë deri më 30 shtator 2027.

Aplikimet duhet të dorëzohen drejtpërdrejt nga institucionet pritëse kosovare përmes Portalit World Learning deri më 31 maj 2026: https://world-learning-npsp.my.site.com/FSPHost/

Ky program bashkëfinancohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Qeveria e Kosovës.

Për më shumë informacione: info@uskeb.org

Për asistencë teknike me Portalin World Learning: fulbrightspecialist@worldlearning.org

Uebfaqja zyrtare: https://fulbrightspecialist.worldlearning.org


Next
Next

Tryezë Diskutimi me Delegacionin nga Iowa