USKEB mirëpret Asistentët Rajonalë për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze të programit Fulbright në punëtorinë “Arsimi në Epokën Digjitale: Inovacioni dhe AI”, në partneritet me RIT Kosovo (A.U.K.)
Pjesëmarrësit e trajnimit për Inteligjencën Artificiale në arsim, përfshirë Asistentët Rajonalë për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze (ETA) në kuadër të programit Fulbright, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, stafin e USKEB-it dhe anëtarët e ekipit të RIT Kosovo (A.U.K.), Prishtinë, mars 2026.
Nga 25 deri më 28 mars 2026, Prishtina u bë qendër rajonale e dialogut mbi të ardhmen e arsimit, duke mbledhur njëzet e një Asistentë për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze (ETA) në kuadër të programit Fulbright nga Ballkani Perëndimor, Bullgaria dhe Rumania për punëtorinë “Arsimi në Epokën Digjitale: Inovacioni dhe AI.”
E organizuar nga Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA–Kosovë (USKEB), me komponentin trajnues të realizuar në partneritet me RIT Kosovo (A.U.K.), punëtoria mblodhi ETA-të që punojnë në kontekste të ndryshme arsimore me një qëllimi të përbashkët: të eksplorojnë se si inovacioni dhe inteligjenca artificiale po riformësojnë mësimdhënien dhe të nxënit.
Në thelb, programi synonte jo vetëm të prezantonte mjete praktike dhe teknologji në zhvillim, por edhe të nxiste reflektim kritik mbi rolin e edukatorëve në një botë gjithnjë e më dixhitale, duke forcuar njëkohësisht lidhjet rajonale dhe mirëkuptimin ndërkulturor midis pjesëmarrësve.
Një Mikpritje Rajonale
Pjesëmarrësit arritën në Prishtinë në mes të javës dhe u pritën me një darkë hapëse të organizuar nga USKEB. Mbrëmja vendosi një ton joformal por me qëllim të qartë, duke u ofruar ETA-ve mundësinë të njiheshin me njëri-tjetrin, përfaqësuesit e USKEB-it, stafin e Ambasadës Amerikane dhe partnerët e RIT Kosovo (A.U.K.).
Fjalimi i Chargé d'Affaires në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit dhe bashkëpunimit arsimor, duke e frymëzuar horizontin e ditëve në vazhdim si udhëtim profesional dhe kulturor.
Fjalimi i mbajtur nga Chargé d'Affaires në Ambasadën Amerikane në Kosovë, gjatë darkës mikpritëse.
Eksplorimi i Arsimit në Epokën e AI
Trajnimi kryesor i punëtorisë, i mbajtur në RIT Kosovo (A.U.K.), u fokusua në një pyetje kyçe: si mund të angazhohen edukatorët në mënyrë domethënëse me teknologjitë në zhvillim, duke ruajtur njëkohësisht natyrën njerëzore të mësimdhënies?
Përmes një sërë ligjëratash, sesionesh interaktive dhe diskutimesh, pjesëmarrësit trajtuan tema që varionin nga të mësuarit e gjuhës me ndihmën e AI dhe zhvillimi kognitiv, deri te roli në ndryshim i mësuesve në mjedise gjithnjë e më të automatizuara. Sesionet i nxitën ETA-të të shkonin përtej një kuptimi pasiv, duke u angazhuar drejtpërdrejt me mjetet, reflektuar mbi zbatimin e tyre në klasë dhe shqyrtuar implikimet etike.
Në të njëjtën kohë, bisedat shkuan përtej klasës. Diskutimet mbi sfidat strukturore në sistemet arsimore në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor i ftuan pjesëmarrësit ta vendosnin punën e tyre brenda konteksteve më të gjera institucionale dhe shoqërore - duke vënë në pah kufizimet edhe mundësitë për ndikim.
Gjatë gjithë ditës, folës nga RIT Kosovo, USKEB, Ambasada e SHBA-së dhe Departamenti Amerikan i Shtetit theksuan një mesazh të përbashkët: inovacioni në arsim duhet të shoqërohet me mendim kritik, përgjegjësi dhe bashkëpunim.
Shkëmbim Kulturor në Prizren
Të premten, më 27 mars, pjesëmarrësit morën pjesë në një aktivitet shkëmbimi kulturor përmes një vizite në Prizren, një nga qytetet më historike të Kosovës. Programi përfshiu një shëtitje nëpër pika kyçe si Ura e Gurit, Xhamia e Sinan Pashës, Kalaja e Prizrenit dhe Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Vizita u ofroi pjesëmarrësve një kuptim më të thellë të trashëgimisë kulturore të Kosovës, duke forcuar më tej lidhjet mes ETA-ve që shërbejnë në mbarë rajonin.
Mbyllja dhe ndikimi
Punëtoria u mbyll më 28 Mars, pas tri ditësh mësimi, shkëmbimi dhe bashkëpunimi mes pjesëmarrësve.
Duke mbledhur ETA-të mbarë gjithë Shteteve të Bashkuara dhe vendosjen e tyre në të gjithë Ballkanin Perëndimor, programi ofroi një platformë për të eksploruar qasje inovative ndaj mësimdhënies, për të shqyrtuar kritikisht rolin e AI në arsim dhe për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme profesionale.
I mbajtur në kontekstin e 80-vjetorit të Programit Fulbright dhe 250-vjetorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, punëtoria shërbeu gjithashtu si rikujtim i rolit të qëndrueshëm të shkëmbimit arsimor në nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Rreth:
Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA–Kosovë (USKEB) është një organ këshilldhënës i themeluar në vitin 2021 për të avancuar marrëdhëniet SHBA–Kosovë përmes programeve të shkëmbimit arsimor. Ai ofron udhëzim strategjik dhe mbështet nisma si Programi Fulbright, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, dhe implementohet nga American Councils for International Education.
Programi Fulbright për Studentët Amerikanë jep më shumë se 2,000 grante çdo vit për të diplomuar të kolegjeve, studentë të nivelit pasuniversitar dhe profesionistë amerikanë, me qëllim studimin, kërkimin shkencor dhe shërbimin si asistentë të mësimdhënies së gjuhës angleze në mbi 140 vende të botës.
RIT Kosovo (A.U.K.) është një institucion privat, jofitimprurës i arsimit të lartë me seli në Prishtinë. I themeluar në vitin 2003, ai vepron në partneritet me Rochester Institute of Technology (RIT), duke ofruar programe universitare dhe pasuniversitare të akredituara sipas sistemit amerikan.