Programi YES tani është i hapur për aplikim për vitin akademik 2022-2023
Programi i Shkëmbimit të të Rinjëve Kennedy-Lugar (YES) u ofron nxënësve të shkollave të mesme nga Kosova një mundësi për të jetuar dhe studiuar për një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Nxënësit e programit YES shërbejnë si "ambasadorë të rinj" për vendin e tyre, duke promovuar mirëkuptimin ndërkulturor dhe duke krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me familjet dhe komunitetet e tyre nikoqire. Pjesëmarrësit jetojnë me një familje nikoqire, ndjekin një shkollë të mesme amerikane, fitojnë aftësi të lidershipit dhe përfshihen në aktivitete për të mësuar rreth shoqërisë dhe vlerave amerikane; ata gjithashtu ndihmojnë në edukimin e amerikanëve për vendin dhe kulturën e tyre. Aplikantët konkurrojnë për bursën e programit YES dhe kalojnë një proces rigoroz, procesi i përzgjedhjes është i bazuar në merita. Gjatë programit, pjesëmarrësit jetojnë me familje nikoqire amerikane, ndjekin shkollën e mesme dhe angazhohen në shërbim të komunitetit dhe marrin pjesë në aktivitete të edukimit qytetar.
Konkursi për Programin YES për vitin akademik 2022-2023 tani është i hapur deri më 1 nëntor, 2021.
Shikoni kriteret për aplikim këtu: https://kosova.americancouncils.org/yes-alb
Si të aplikoni
Rekrutimi për programin YES do të përfshijë tre raunde të testimit:
Raundi 1: I hapur për aplikantët që plotësojnë kriteret për aplikim nga 13 shtator - 1 nëntor 2021. Ky raund përfshin një aplikim paraprak online i cili përmban 3 pyetje ese të cilat duhet të dorëzohen brenda 10 ditëve nga hapja e aplikacionit.
Raundi 2: Me të dorëzuar aplikacionin, nxënësit do të marrin një email që i fton ata të marrin pjesë në një test online 15-minutësh të gjuhës angleze.
Raundi 3: Ky raund gjysmëfinalist do të fillojë në fund të nëntorit dhe do të përfshijë një intervistë, 3 pyetje të tjera ese, aplikimin e plotë dhe një test gjithëpërfshirës të gjuhës angleze. Nxënësit që kalojnë në këtë fazë do të ftohen të marrin pjesë në roundin e tretë nga zyra e Këshillit Amerikanë në vendin e tyre.
Programi YES administrohet në partneritet me Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara nga një konsorcium të organizatave jofitimprurëse, i cili drejtohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar dhe përfshin organizata të shumta për vendosjen dhe rekrutimin.