Programi YES tani është i hapur për aplikim për vitin akademik 2023-2024


Programi i Shkëmbimit të të Rinjëve Kennedy-Lugar (YES) u ofron nxënësve të shkollave të mesme nga Kosova një mundësi për të jetuar dhe studiuar për një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Nxënësit e programit YES shërbejnë si "ambasadorë të rinj" për vendin e tyre, duke promovuar mirëkuptimin ndërkulturor dhe duke krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me familjet dhe komunitetet e tyre nikoqire. Pjesëmarrësit jetojnë me një familje nikoqire, ndjekin një shkollë të mesme amerikane, fitojnë aftësi të lidershipit dhe përfshihen në aktivitete për të mësuar rreth shoqërisë dhe vlerave amerikane; ata gjithashtu ndihmojnë në edukimin e amerikanëve për vendin dhe kulturën e tyre. Aplikantët konkurrojnë për bursën e programit YES dhe kalojnë një proces rigoroz, procesi i përzgjedhjes është i bazuar në merita. Gjatë programit, pjesëmarrësit jetojnë me familje nikoqire amerikane, ndjekin shkollën e mesme dhe angazhohen në shërbim të komunitetit dhe marrin pjesë në aktivitete të edukimit qytetar.

Konkursi për Programin YES për vitin akademik 2023-2024 tani është i hapur deri më 1 nëntor, 2022.

Shikoni kriteret për aplikim këtu: https://kosova.americancouncils.org/yes-alb

Si të aplikoni

Rekrutimi për programin YES do të përfshijë tre raunde të testimit:

Raundi 1: I hapur për aplikantët që plotësojnë kriteret për aplikim nga 2 shtator - 1 nëntor 2022. Ky raund përfshin një aplikim paraprak online i cili përmban 3 pyetje ese të cilat duhet të dorëzohen brenda 10 ditëve nga hapja e aplikacionit.

Raundi 2: Me të dorëzuar aplikacionin, nxënësit do të marrin një email që i fton ata të marrin pjesë në një test online 15-minutësh të gjuhës angleze.

Raundi 3: Ky raund gjysmëfinalist do të fillojë në fund të nëntorit dhe do të përfshijë një intervistë, 3 pyetje të tjera ese, aplikimin e plotë dhe një test gjithëpërfshirës të gjuhës angleze. Nxënësit që kalojnë në këtë fazë do të ftohen të marrin pjesë në roundin e tretë nga zyra e Këshillit Amerikanë në vendin e tyre.

Programi YES administrohet në partneritet me Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara nga një konsorcium të organizatave jofitimprurëse, i cili drejtohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar dhe përfshin organizata të shumta për vendosjen dhe rekrutimin.

Previous
Previous

Mundësi punësimi tek American Councils Kosova

Next
Next

Programi Fulbright National Archives Heritage Science Fellowship është hapur për aplikim