Hapet Programi Fulbright për studentë të nivelit master për vitin akademik 2027-2028
Programi Fulbright Foreign Student Program (Diplomë Master) për vitin akademik 2027/2028 tani është i hapur!
Programi Fulbright Foreign Student u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur studimet e nivelit master në universitetet amerikane. Ky program ka sjellë disa nga mendjet më të ndritura të botës në kampuset amerikane dhe u ofron pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane.
Aplikimi online për Programin Fulbright Foreign Student për vitin akademik 2027/2028 tani është i hapur dhe do të mbetet i hapur deri më 30 qershor 2026.
Për të mësuar më shumë rreth programit, përfshirë kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe komponentët e një aplikimi të plotë, ju lutemi klikoni në këtë link:
https://xk.usembassy.gov/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/
Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për informacione shtesë rreth bursës Fulbright, ju lutemi kontaktoni: info@uskeb.org.
Ky është një program i përbashkët nga Departamenti i Shtetit në Amerikë dhe Qeverisë së Kosovës.