Hapet Programi Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2027-2028
Programi Humphrey për vitin akademik 2027-2028 është tashmë i hapur
Programi Humphrey u ofron profesionistëve një mundësi për të ndjekur kurse akademike të nivelit master, si dhe aktivitete të zhvillimit profesional në Shtetet e Bashkuara gjatë programit afërsisht njëvjeçar. Programi nuk ofron një diplomë, por ofron pasurim të gjerë profesional përmes një kombinimi aktivitetesh të përshtatura për interesat e secilit pjesëmarrës.
Aplikimi për Programin Humphey 2027-2028 është i hapur dhe do të jetë i disponueshëm deri më 31 korrik 2026.
Për të mësuar më shumë rreth kërkesave të përshtatshmërisë së programit dhe udhëzimeve të aplikimit, ju lutemi vizitoni: Humphrey Program
Bëni hapin e parë duke filluar aplikimin tuaj këtu: https://apply.iie.org/huberthhumphrey
Për informacion shtesë ose për çdo pyetje, ju lutemi na kontaktoni në email: uskeb@americancouncils.org