Konkursi i Programit Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027-2028

Hapet Programi Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës

Aplikimet janë të hapura për Programin Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027-2028. Programi u mundëson studentëve të doktoratës nga Kosova të kryejnë kërkime në një universitet në Shtetet e Bashkuara dhe të avancojnë punën e tyre në kuadër të studimeve të doktoratës.

Përparësi do t’u jepet kandidatëve të regjistruar në programe doktorature në universitetet e Kosovës. Kandidatët që studiojnë jashtë Kosovës duhet të synojnë të kthehen dhe të kontribuojnë në Kosovë pas përfundimit të programit të tyre.

Afati i aplikimit: 31 tetor 2026

Për kriteret e pranueshmërisë, udhëzimet për aplikim dhe hollësi të tjera, vizitoni vegëzën më poshtë.

Programi bashkëfinancohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës.

Next
Next

Hapet Programi Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2027-2028