Lansohet programi FLEX Global në Kosovë: Aplikimi është i hapur

Një kapitull i ri në shkëmbimin e të rinjve po fillon në Kosovë!

Aplikimi për programin FLEX Global për vitin akademik 2027–2028 është i hapur. Ky program i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit u ofron nxënësve të shkollave të mesme mundësinë të kalojnë një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit do të jetojnë me një familje pritëse amerikane, do të ndjekin një shkollë të mesme në SHBA dhe do të bëhen pjesë e komunitetit lokal.

Duke u mbështetur në trashëgiminë e programeve Future Leaders Exchange (FLEX) dhe Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES), FLEX Global vazhdon traditën e krijimit të lidhjeve mes të rinjve përmes shkëmbimit arsimor dhe kulturor. Programi financohet dhe administrohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Aplikantët duhet të jenë shtetas të Kosovës dhe të ndjekin shkollën e mesme në vend. Ata duhet të jenë në klasën e 9-të, të 10-të ose të 11-të në kohën e aplikimit dhe të kenë lindur ndërmjet 15 korrikut 2009 dhe 15 korrikut 2012, duke përfshirë të dyja datat. Nxënësit duhet gjithashtu të plotësojnë kriteret për suksesin në shkollë, njohjen e gjuhës angleze, pajisjen me vizë amerikane dhe kriteret e tjera të përcaktuara në faqen e programit.

Afati i aplikimit: 22 tetor 2026

Për kriteret e pranueshmërisë, udhëzimet për aplikim dhe hollësi të tjera, vizitoni vegëzën më poshtë.

Next
Next

Konkursi i Programit Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027-2028